Ndërlidhjet

Shesheli mban protestë kundër ish-aleatëve


Vojisllav Sheshel
Vojisllav Sheshel

Vojisllav Sheshel, ish-zëvendëskryeministër i Serbisë, i cili përballet me akuza për krime lufte nga Tribunali i Haës, do të udhëheqë sot në Beograd një tubim kundër ish-aleatëve politikë, të cilët tani kryesojnë Qeverinë e Serbisë.

Sheshel, themelues i Partisë Radikale Serbe, është kthyer në Beograd më 12 nëntor, pasi Gjykata e Kombeve të Bashkuara e ka liruar atë për shkaqe shëndetësore.

Ai ka thirrur protestën një ditë pasi është kthyer, duke kërkuar “mobilizim masiv të patriotëve serbë kundër qeverisë aktuale pro-perëndimore”.

Qeveria e Serbisë kryesohet tani nga presidenti Tomisllav Nikolliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Të dy ata kanë lënë Partinë e Sheshelit më 2008 dhe kanë formuar Partinë Përparimtare Serbe.

Sheshel akuzohet për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci.

XS
SM
MD
LG