Ndërlidhjet

Sot hapen pikëkalimet e reja kufitare


Ilustrim
Ilustrim

Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri, ka njoftuar se, sot, më 15 nëntor, do të hyjë në fuqi marrëveshja për hapjen e pikëkalimeve të reja kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transiti nëpër Serbi për në vendet e treta.

Kjo vjen si rezultat i takimeve që ka zhvilluar në Bruksel, zëvendëskryeministrja në detyrë, ka njoftuar zyra për media e saj.

Njoftohet se këto pikëkalime janë: pika kufitare në Sid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, pika kufitare Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, pika kufitare Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë dhe pika kufitare Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe Aeroporti i Nishit.

XS
SM
MD
LG