Ndërlidhjet

Vritet ushtari i NATO-s, në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

NATO, ka njoftuar sot, se një anëtar i aleancës, është vrarë nga kryengritësit në veri të Afganistanit.

Përmes një deklarate, NATO-ja, tregon se në të është shtënë me armë zjarri, më 14 nëntor. Por, deklarata nuk jep detaje të tjera.

Kjo vrasje, e dërgon numrin e trupave ndërkombëtare të vrarë, në 61, prej të cilëve 45 ishin ushtarë amerikanë.

Militantët talibanë, kanë intensifikuar sulmet e tyre, edhe ndaj forcave afgane edhe ndaj NATO-s, nëpër gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG