Ndërlidhjet

Obama: Agresioni rus ndaj Ukrainës, kërcënim për botën


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se ‘agresioni rus ndaj Ukrainës, përbën kërcënim për botë’.

Ai këto komente i ka bërë para studentëve në një Universitet në Australi, sot më 15 nëntor.

Obama, po qëndron në Australi, për të marrë pjesë në samitin botërorë të Grupit 20, që do të fillojë sot.

Presidenti amerikan, ka marrë shembull rrëzimin e avionit të Malaysian Airlines, në lindje të Ukrainës, i cili u gjuajt nga separatistët pro-rusë, me një raketë tokë-ajër, që e kishin marrë nga Rusia.

“Rrëzimi i këtij avioni, ka dëshmuar se bota kërcënohet nga agresioni rus”, ka thënë Obama.

Më 17 korrik, separatistët pro-rusë që kanë uzurpuar lindjen e Ukrainës, kanë rrëzuar avionin MH17, me ç'rast kanë vdekur 298 njerëz në bord, mesin e të cilëve 28 ishin australian.

“Si aleat i juaj dhe si mik, Amerika ndan pikëllimin me familjarët e të humburve”, ka thënë Obama para studentëve.


XS
SM
MD
LG