Ndërlidhjet

Hiqen alarmet për cunami në Indonezi


Ilustrim

Ilustrim

Janë hequr tashmë alarmet për cunami në Indonezi, pasi një tërmet prej 7.3 shkallësh të Richterit ka goditur në Detin Molucca.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 46 kilometrash, në det.

Indonezia shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i disa rrathëve të Tokës shkakton aktivitet të lartë sizmik.

Në vitin 2004, një tërmet prej 9.1 shkallësh të Richterit ka shkaktuar cunami atje, duke vrarë më shumë se 230,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG