Ndërlidhjet

Rusisë i kanosen sanksione të reja


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Në Brizbën të Australisë po zhvillon punimet samiti i G20-ës, vendeve më të industrializuara.

Edhe pse kriza në Ukrainë nuk ka qenë në agjendën zyrtare, ajo është bërë temë e pashmangshme, pasi presidenti i Rusisë ka takuar disa liderë perëndimorë, pjesëmarrës në samit.

Pas bisedimeve jozyrtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë paralajmëruar më shumë sanksione kundër Rusisë, nëse ajo nuk tërheq trupat dhe armët nga pjesa lindore e Ukrainës.

“Nëse destabilizimi përkeqësohet, pjesa tjetër e botës, Evropa, Amerika, Britania, nuk do të kenë zgjedhje tjetër, pos të ndërmarrin sanksione të mëtejshme”, ka thënë Cameron.

Putin ka takuar edhe presidentin e Francës, Francois Hollande, kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi, dhe kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.

XS
SM
MD
LG