Ndërlidhjet

Iraku merr nga IS-i kontrollin e rafinerisë Baiji


Baiji

Baiji

Forcat irakiane të sigurisë kanë thënë se kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga zona pranë rafinerisë më të madhe të naftës në vend, Baiji.

Njoftimi vjen një ditë pasi zyrtarët kanë marrë kontrollin e qytetit pranë, me të njëjtin emër, i cili ka qenë nën kontrollin e militantëve qysh në muajin qershor.

“Forcat irakiane kanë arritur në portën e rafinerisë”, ka thënë për agjencinë AFP guvernatori i provincës Saladin, Raad al-Juburi.

Televizioni Al-Hadath ka thënë po ashtu se forcat e sigurisë kanë hyrë në kompleksin e rafinerisë.

Ky zhvillim vjen në ditën kur në Bagdad ka arritur shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey.

Kjo është vizita e parë e tij, prejse koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG