Ndërlidhjet

logo-print

Bota afër zhdukjes së poliomelitit


Vaksinimi kundër poliomelitit.

Vaksinimi kundër poliomelitit.

Një “arritje e madhe” është shënuar në betejën për të eliminuar poliomelitin globalisht, ka thënë Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi zhdukur formën e dytë. Kjo është arritje e madhe”, ka thënë mjeku Stephen Cochi, këshilltar i lartë në këtë qendër.

Forma 3 e poliomelitit nuk është shfaqur për më shumë se dy vjet, ndërsa forma 2 është zhdukur më 1999.

Forma 1 mbetet endemike në tre vende: Pakistan, Afganistan dhe Nigeri.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se bota është më afër se kurrë zhdukjes së poliomelitit.

Rastet kanë rënë nga 350,000 më 1988, në 416 më 2013.

XS
SM
MD
LG