Ndërlidhjet

Kurti paralajmëron protesta për shkak të krizës politike


Albin Kurti

Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta, nëse kryesuesja e seancës konstituive të Legjislaturës së pestë, Flora Brovina, nuk thërret vazhdimin e seancës së shpejti dhe nëse presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk i jep Bllokut pasgjedhor VLAN mundësinë që në herën e dytë të bëjë qeverinë.

Kurti i ka bërë këto komente në një takim me qytetarët në Mitrovicë, ku ka qenë i shoqëruar nga deputetja e Vetëvendosjes, Aida Durguti.

“Nëse vazhdimi i seancës konstituive nuk thirret nga Flora Brovina as tash, ose nëse presidentja e Kosovës për herën e dytë nuk e nominon kandidatin e shumicës parlamentare për kryeministër, atëherë protestat dhe demonstratat janë të domosdoshme dhe të paevitueshme”, ka thënë Kurti.

Kosova nuk ka arritur ende të formojë institucionet qysh nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG