Ndërlidhjet

Presidenti i Algjerisë del nga spitali në Francë


Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika.
Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika.

Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, është kthyer në vendin e tij, pas qëndrimit dyditësh në një spital të Francës.

Lideri 77-vjeçar, i cili ka pësuar goditje në tru vitin e kaluar, është pranuar për trajtim të enjten, në Grenoble.

Arsyeja e trajtimit mbetet e panjohur.

Qeveria e Algjerisë nuk ka komentuar për këtë çështje.

Bouteflika, i cili udhëheq vendin e tij qysh në vitin 1999, është parë rrallë në publik që nga rizgjedhja e tij për mandatin e katërt, në muajin prill.

XS
SM
MD
LG