Ndërlidhjet

Ebola: Franca kundër udhëtimeve në Mali


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Francës ka paralajmëruar kundër udhëtimeve në Mali, për shkak të shpërthimit të Ebolës në ish-koloninë franceze.

Ministria ka thënë përmes një deklarate se qysh më 24 tetor, disa raste të Ebolës janë konfirmuar në kryeqytetin Bamako dhe në qytetin perëndimor, Kajes, i cili ndodhet pranë kufirit me Senegalin.

“Qytetarët francezë nuk duhet të udhëtojnë ose të qëndrojnë në rajonin Kajes ose në Bamako, ndërsa qytetarët që jetojnë atje, duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të Malit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.

Franca ka ende 1,500 ushtarë në ish-koloninë e saj, të cilët kanë mbetur qysh nga aksioni i saj ushtarak, vitin e kaluar, për të zmbrapsur militantët islamikë, të cilët kishin marrë nën kontroll pjesën veriore të Malit.

Ebola, këtë vit, ka vrarë mbi 5,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG