Ndërlidhjet

Putin: Sanksionet mund të dështojnë


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se sanksionet perëndimore kundër vendit të tij mund të dështojnë.

Duke folur për televizionin gjerman ARD, Putin ka thënë se ndërprerja e qasjes së Rusisë në tregjet e kapitalit, do të dëmtojë eksportet e Perëndimit.

Por, ai ka thënë se sanksionet mund të dëmtojnë edhe disa banka ruse, si Gazprombank, duke bërë që ato të kërkojnë nga Ukraina shlyerjen e kredive miliarda dollarëshe.

Putin po ashtu ka theksuar se Rusia nuk do të lejojë Qeverinë e Ukrainës që “të shkatërrojë” kundërshtarët e saj politikë dhe rivalët në lindje.

Ai ka akuzuar mediat për raportim të njëanshëm për Ukrainën.

Intervista e plotë e tij në televizioin gjerman do të transmetohet më 16 nëntor.

XS
SM
MD
LG