Ndërlidhjet

Ukraina mbyll institucionet shtetërore në lindje


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka lëshuar një dekret të shtunën për mbylljen e institucioneve shtetërore dhe të shërbimeve bankare në rajonet lindore pro-ruse.

Kievi ka kufizuar tashmë të gjitha fondet shtetërore për pjesët separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat kanë mbajtur zgjedhje të paligjshme në muajin tetor.

Dekreti i postuar në ueb-faqen e presidencës bën të ditur se të gjitha kompanitë shtetërore, institucionet dhe organizatat duhet të përfundojnë punën e tyre brenda një jave, të evakuojnë punëtorët me lejen e tyre dhe, ku është e mundur, të largojnë pronën dhe dokumentet.

Dekreti thotë se “Ukraina nuk do t’i financojë më ato. Ato përfshijnë shkollat, kopshtet dhe spitalet”.

Pos kësaj, dekreti propozon që banka qendrore, gjatë muajit të ardhshëm, të tërheqë të gjitha shërbimet bankare për biznese dhe individë në Donjeck dhe Luhansk.

Shtatë muaj luftime midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje kanë lënë të vrarë mbi 4,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG