Ndërlidhjet

Irak: Dempsey takon presidentin kurd


Martin Dempsey
Martin Dempsey

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka takuar në Irbil presidentin e rajonit kurd të Irakut, Masud Barzani, me të cilin ka biseduar për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Dempsey ka arritur në Irak të shtunën, në një vizitë të paparalajmëruar.

Ai ka takuar në Bagdad edhe kryeministrin irakian, Haider al-Abadi.

Zëdhënësi i Dempseyt ka thënë se qëllimi kryesor i vizitës është që të shihet se si po ec fushata e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik.

Sulmet ajrore po kryhen nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG