Ndërlidhjet

IS-i i "pret kokën" edhe një pengu amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Një video, e cila supozohet se është publikuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS), pretendon se grupi ekstremist i ka prerë kokën punëtorit amerikan të ndihmës, Abdul Rahman Kassig.

Videoja tregon një militant të maskuar, i cili thotë se i ka prerë kokën Kassigut dhe qëndron pranë kokës së prerë.

Kassig, i cili është konvertuar në Islam, ka qenë duke ndihmuar viktimat e luftës në Siri, kur është marrë peng vitin e kaluar.

Vërtetësia e viedos nuk është konfirmuar ende.

Një video e mëparshme, e publikuar më 3 tetor, ka treguar një militant të Shtetit Islamik duke kërcënuar një person që ka thënë se është Kassig.

Pas publikimit të kësaj videoje, Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se është duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të siguruar lirimin e tij.

Kassig ka qenë ish-ushtar i ushtrisë amerikane. Ai thuhet se është konvertuar në Islam derisa ka qenë në robëri dhe se ka ndryshuar emrin nga Peter në Abdul Rahman Kassig.

Shteti Islamik më herët ka publikuar video që kanë treguar vrasjen e dy gazetarëve amerikanë me prerje koke, si dhe të dy shtetasve britanikë.

XS
SM
MD
LG