Ndërlidhjet

Deputetja afgane i mbijeton sulmit vetëvrasës


Afganistan

Afganistan

Policia në Afganistan ka bërë të ditur se një grua deputete i ka mbijetuar sulmit vetëvrasës në makinën e saj, porse tre kalimtarë civilë janë vrarë.

Sulmi ka ndodhur pranë ndërtesës së parlamentit në Kabul.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se deputetja Shukriya Barakzai ka marrë plagë të lehta dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Barakzai është një aktiviste e zëshme e të drejtave të grave dhe aleate e afërt e presidentit afgan, Ashraf Ghani.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

XS
SM
MD
LG