Ndërlidhjet

“Xhihadisti John” raportohet të jetë plagosur


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria britanike është duke hetuar raportet se sulmet ajrore në Irak, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë plagosur një britanik, i dyshuar për prerjen e kokave të pengjeve perëndimore në videot e publikuara nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Gazeta britanike “Mail on Sunday” raporton se i dyshuari, i quajtur nga mediat Xhihadisti John, mendohet se ka qenë duke ndjekur një takim të liderëve të Shtetit Islamik, pranë kufirit me Sirinë, i cili ka qenë shënjestër e sulmeve.

Raporti thotë se edhe lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, mendohet se është plagosur në sulmin e 8 nëntorit dhe se ai është dërguar në një spital në Raka të Sirisë.

Zyra e Jashtme e Britanisë ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportet.

XS
SM
MD
LG