Ndërlidhjet

FOL: 367 lëndë korrupsioni, 28.9 mln euro pasuri e ngrirë


Ilustrim
Ilustrim

Lëvizja FOL ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp, me ç’rast ka publikuar statistikat për periudhën korrik-shtator 2014 të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion, dhe gjithashtu statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë për periudhën janar-shtator 2014.

Fidan Kalaja, nga Lëvizja FOL, ka thënë se të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat, gjatë periudhës tremujore korrik-shtator 2014, kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 367 lëndë anti-korrupsion.

Nga këto lëndë, Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe raportuese, ka trajtuar gjithsej 152 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 3 raste, për dhënie të ryshfetit 12 raste dhe për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar 137 raste.

Lëvizja Fol po ashtu ka bërë të ditur se të dhënat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike tregojnë se vlera e përafërt e pasurive të ngrira ose të sekuestruara për periudhën raportuese janar-shtator 2014 është prej rreth 28.9 milionë eurosh.

XS
SM
MD
LG