Ndërlidhjet

logo-print

Obama përsërit: Jo me këmbësori kundër IS-it


Obama në Australi

Obama në Australi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përsëritur të dielën se nuk do të dërgojë trupa tokësore në luftë kundër Shtetit Islamik (IS).

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ka disa rrethana, në të cilat SHBA-ja duhet të reagojë me këmbësori.

Obama ka thënë se nëse militantët e Shtetit Islamik arrijnë deri tek armët bërthamore, Uashingtoni do të urdhëronte ushtrinë amerikane që të shkojë në luftë.

Presidenti amerikan i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Brizbën të Australisë, ku ka zhvilluar punimet samiti i G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një fushtaë të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG