Ndërlidhjet

Ushtarë dhe militantë të vrarë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Ushtria pakistaneze ka thënë se së paku tre ushtarë të saj janë vrarë dhe tetë të tjerë figurojnë të zhdukur, si pasojë e sulmit të militantëve në një postbllok në rajonin e Vaziristanit Verior.

Mbi 34 militantë janë vrarë po ashtu në përleshjet në fshatin Data Khel, ka bërë të ditur ushtria.

Qysh në muajin qershor, ushtria pakistaneze ka qenë e angazhuar në një ofensivë për dëbimin e militantëve talibanë nga Vaziristani Verior.

Sulmet ajrore kundër caqeve të tyre kanë nisur në mes të qershorit, ndërsa forcat tokësore kanë hyrë në këtë rajon më 30 qershor.

Ushtria thotë se afro 1,500 militantë dhe 124 ushtarë janë vrarë prejse kanë nisur operacionet.

Shifrat nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG