Ndërlidhjet

Sulmohet konvoji i OKB-së në Bagdad


Irak
Irak

Një sulm vetëvrasës ka pasur në shënjestër një konvoj të Kombeve të Bashkuara, pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, por nuk ka shkaktuar të plagosur në mesin e stafit të OKB-së.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se konvoji prej tri automjetesh është goditur nga një shpërthim në rrugën nga aeroporti për në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku edhe ndodhet ndërtesa e OKB-së.

“Askush nga personeli i OKB-së nuk është vrarë apo plagosur në incident dhe të gjithë janë kthyer në kompleksin e OKB-së. Një nga automjetet është dëmtuar rëndë”, ka thënë i dërguari i OKB-së në Irak, Nickolay Mladenov.

XS
SM
MD
LG