Ndërlidhjet

SHBA po punon për të vërtetuar videon e IS-it


Abdul Rassan Kassig
Abdul Rassan Kassig

Një video, e cila supozohet se është publikuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS), pretendon se grupi ekstremist i ka prerë kokën punëtorit amerikan të ndihmës, Abdul Rahman Kassig.

Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara ka thënë se zyrtarë të inteligjencës amerikane janë duke punuar për të përcaktuar vërtetësinë e videos.

“Nëse konfirmohet, ne jemi të tmerruar nga vrasja brutale e një humanitari të pafajshëm amerikan dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij”, thuhet në deklaratën e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, i cili këshillon presidentin amerikan.

Familja e Kassigut ka thënë se është duke pritur konfirmimin zyrtar për vdekjen e “djalit të tyre të çmuar”.

Ajo u ka bërë thirrje mediave që të përmbahen nga përdorimi i videos së prerjes së kokës.

Kassig ka qenë ish-ushtar i ushtrisë amerikane. Ai thuhet se është konvertuar në Islam derisa ka qenë në robëri.

Shteti Islamik ka vrarë me prerje koke edhe dy gazetarë amerikanë dhe dy punëtorë britanikë të ndihmës.

XS
SM
MD
LG