Ndërlidhjet

logo-print

IS merr përgjegjësinë për sulmin kundër OKB-së


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës, i cili ka plagosur pesë persona pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Shpërthimi ka goditur një konvoj të Kombeve të Bashkuara, por askush nga stafi i OKB-së nuk ka pësuar, ka thënë OKB-ja.

Në një deklaratë në një faqe interneti, që përdoret shpesh nga militantët e Shtetit Islamik, thuhet se shpërthimi në një postbllok të sigurisë, ka pasur në shënjestër amerikanët që dalin nga aeroporti.

Në një tjetër zhvillim, një bombë ka shpërthyer të dielën pranë një patrulle të policisë në lagjen Radvania të Bagdadit, duke vrarë dy policë dhe plagosur pesë të tjerë.

Tre persona po ashtu janë vrarë në lagjen Haj Jami’a nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG