Ndërlidhjet

Maqedoni: Personat me aftësi të kufizuara kujtohen vetëm në ditë të caktuara


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Organizatat joqeveritare vlersojnë se personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni nuk kanë mbështetje sociale për integimin e plotë të tyre në shoqëri me atë që diskriminimi ndaj kësaj kategorie fillon nga arsimimi si pasojë e më shumë stereotipeve që ka shoqëria maqedonase ndaj personave me invaliditet tupor.

Marija Mihajllovska e cila është absolvente në fakultetin juridik në Shkup, në kuadër të një tribune organizuar në temën “përfshirja e të rinjëve me invaliditet trupor në arsimimin e lartë”, ka rrëfyer përvojën e saj personale duke theksuar se në vend të përkrahjes ajo jo rrallë herë është parë me shumë skepticizëm si nga rrethi ku jetonte ashtu edhe nga kolegët e saj .

“Kur u regjistrova në fakultein juidik, u përballa me shumë paragjykime fillimisht nga rrethi ku jetoja pastaj shoqëria më e gjërë , të cilët thoshin se një person si unë, që lëviz me karrocë nuk do të mund t`u bëja ballë obligimeve me të cilat do të duhet të përballet një avokate e ardhshme”, thekson Marija Mihajllovska e cila tani punon në Agjencinë për të Rinjë dhe Sport.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se organet shtetërore pos që duhet të njohin të drejtën e edukumit ndaj personave me aftësi të kufizuara duhet njëherit të sigurojnë edhe kushte për ta realizuar këtë të drejtë në bazë të mundësive të barabarta.

“Për një ndryshim të gjendjes së përgjithshme që këta njerëz të mos mbesin jashtë sistemit, nevojitet një angazhim më i fuqishëm shoqëror".

"Nevojitet që të gjitha pjesët e shoqërisë vecanërisht ata që artikulojnë interesat publike , mediat të flasin hapur për problemet e këtyre personave, me atë që të ushtrohet presion demokratik ndaj institucioneve që ti zbatojnë ata detyrimet që kanë ndaj kësaj pjese të shoqërisë”, thekson Petrit Saraqini aktivist për të drejtat e njeriut, duke shtuar se shteti për këtë katogori njerëzish kujtohet vetëm gjatë ditëve të caktuara.

“Shumë shoqata joqeveritare të cilat punojnë përkatësisht bashkëpunojnë me shtetin ekzistojnë vetëm formalisht dhe nuk e realizojnë rolin e tyre. I shohim si shfaqen në opinion vetëm në ditë të caktuara siç është sot, dita ndërkombëtare e tolerancës ose 3 dhjetori dita ndërkombëtare e personave me nevoja të posaçme dhe për fat të keq janë pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes”.

“Përderisa pjesa tjetër e sektorit joqeveritar që realisht meret me të drejtat e këtyre personave shteti për fat të keq nuk i konsulton fare dhe njëherit nuk i shfrytëzon idetë dhe zgjidhjet e ofruara nga aktivistët e sektorit joqeveritarë, që meren me këtë çështje”, thekson Saraqini.

Nga ana tjetër kryetari i komisionit për mbrojtje nga diskriminimi Dushko Minovski, thotë se me inkorporimin e më shumë dispozitave të konventave ndërkombëtare në legjislacionin e Maqedonisë, diskriminimi ndaj këtyre personave shënon rënie megjithëse ende ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Tani me ligjin për mardhënie pune i cili është në debat publik parashihet që kompanitë të cilët kanë mbi 35 të punësuar, një vend pune të sigurojnë edhe për personat me aftësi të kufizuara, me atë që punëdhënësit do të stimulohen përmes benificioneve të ndryshme financiare”, thekson Dushko Minovski

Ai ka inkurajuar të gjithë personat me probleme të këtilla si dhe pindërit e tyre të lajmërojnë ato institucione që nuk e respektojnë ligjin dhe në shkolla të caktuara nuk krijojnë kushte për qasje të barabartë, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për një nxënës të vetëm.

Përfaqësuesit e sektorit civil theksojnë se edhe kundrejt asaj se me ligj është paraparë që nxënësit me aftësi të kufizuara të përfshihen në sistemin e rregullt arsimor pjesa më e madhe e shkollave fillore ende nuk ka ndërmarë as hapat e parë për sigurimin e kushteve dhe heqjen e barierave arkitektonike, ndërkohë që vërehet mungesa e kuadrit përkatës që përfshihen në klasat e rregullta.

Ndërkohë nuk jepen të dhëna të sakta sa është numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër shkollat fillore të Maqedonisë, pas miratimit të ligjit, një gjë të tillë e bën obligative.

XS
SM
MD
LG