Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina ndihmojnë në trajtimin e Ebolës


Ilustrim
Ilustrim

Rusia dhe Kina kanë ofruar disa lehtësira për trajtimin e personave të prekur nga Ebola, në Afrikën Perëndimore.

Ambasada e Kinës në Liberi ka thënë se 160 punëtorë kinezë të kujdesit shëndetësor kanë arritur në këtë vend, i cili është goditur edhe më së keqi nga virusi vdekjeprurës.

Thuhet se shumica e këtyre mjekëve, epidemiologëve dhe infermiereve kanë ndihmuar në trajtimin e virusit SARS në Azi.

Në anën tjetër, edhe ushtria ruse ka thënë se një aeroplan transportues, me kompnentë të një spitali fushor, është nisur për në Guine të dielën.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes ka thënë se 200 njerëz me infeskion të rrezikshëm mund të trajtohen në këtë spital.

Ebola ka vrarë mbi 5,000 njerëz në Afrikën Perëndimore, përkatësisht në Liberi, Guine dhe Siera Leone.

XS
SM
MD
LG