Ndërlidhjet

Poroshenko: Ukraina e gatshme për luftë të plotë


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të përfshihet në ‘luftë të plotë’, pas parasysh që konflikti mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë po vazhdon, përreth vendeve të kontrollluara nga rebelët.

Në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane ‘Bild”, Poroshenko ka thënë se, ‘nuk i frikësohet luftës me trupat ruse’.

‘Ne jemi të përgatitur për të hyrë në luftë të plotë....nuk dual luftë, ne duam paqe dhe po luftojmë për vlera Evropiane. Por, Rusia nuk po respekton asnjë marrëveshje”, ka thënë Poroshenko.

Konflikti nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 4000 persona, po vazhdon të lindje të Ukrainës, përkundër arritjes së marrëveshjes së armëpushimit më 5 shtator.

Poroshenko, ka shtuar se forcat e armatosura të Ukrainës janë më të përgatitura tani dhe se vendi i tij e ka mbështetjen e ‘gjithë botës’.

XS
SM
MD
LG