Ndërlidhjet

Klaus Iohannis, fiton presidencën në Rumani


Klaus Iohannis

Klaus Iohannis

Kryeministri rumun, Victor Ponta, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale, të zhvilluara më 16 nëntor, përmes balotazhit.

Ponta ka thënë se tashmë ka uruar fituesin e garës, Klaus Iohannis.

Gjatë ditës së dielë, sondazhet kanë paraqitur një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve, dhe rezultatet janë treguar pas mesnatës.

Ponta ka dalë i pari në zgjedhjet e para, më 2 nëntor, por pasi nuk ka marrë 51 përqindëshin e nevojshëm për të siguruar presidencën, i është dashur që të hyjë në garë me balotazh, më 16 nëntor.

Fituesi Iohannis, ka premtuar sistem të pavarur të drejtësisë dhe kthim të vendit në gjendje ‘normale’.

Sistemi i drejtësisë në Rumani është aktualisht nën mbikëqyrjen e posaçme të Bashkimit Evropian.

Ionannis, do të zëvendësojë presidentin në largim, Traian Basescu.

XS
SM
MD
LG