Ndërlidhjet

Kthehen tre ambasadorët e tërhequr nga Katari


Pamje nga Doha, kryeqyteti i Katarit
Pamje nga Doha, kryeqyteti i Katarit

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini, më 16 nëntor janë pajtuar që të kthejnë ambasadorët e tyre në Katar.

Të tri vendet, në mars kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Katari, pasi që kjo e fundit i dha mbështetje lëvizjes islamike, ‘Vëllazëria Myslimane’.

Njoftimi u bë nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, e vendosur pas një takimi emergjent në kryeqytetin saudit Riad, ku u diskutua për mosmarrëveshjet, të cilat po kërcënojnë mbajtjen e samitit vjetor të nivelit të lartë, që do të zhvillohet në dhjetor, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

XS
SM
MD
LG