Ndërlidhjet

Çekia feston 25 vjetorin e rënies së komunizmit


Pamje nga protestat e studentëve, në nëntor 1989.
Pamje nga protestat e studentëve, në nëntor 1989.

Republika Çeke, shënon sot 25 vjetorin e rënies së komunizmit, i njohur si ‘Revolucioni i Kadifenjtë’.

Më 17 nëntor 1989, një protestë studentore në Pragë, e cila u shpërnda me dhunë nga policia, shkaktojë rënien e komunizmit në atë që atëherë ishte Çekosllovaki.

Në kuadër të festimeve, Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, do të shkojë në Uashington, ku do të zbulojë një bust në Kongresin amerikan të Vaclav Havel, ish-disidenti dhe presidenti çek, që udhëhoqi protestat kundër sundimit komunist.

Laureati i çmimit Nobel për Paqe dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, Havel i dha shtetit pavarësinë në vitin 1989, ndërsa shërbeu si president nga viti 1989 deri më 2003.

Haveli, dramaturgu disident, u shfaq si figura kryesore e revolucionit, duke iu adresuar turmës së madhe dhe i udhëhoqi bisedimet që çuan në fundin paqësor të komunizmit.

“Në dëshirojmë të jetojmë në një Çekosllovaki të lirë, demokratike dhe prosperuese. Ne dëshirojmë të kthehemi në Evropë dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga idealet tona, pavarësisht se çka ndodh në ditët e ardhshme”, pjesë e fjalimit të Havelit që i’u drejtua një turme prej më shumë se 300 mijë personash në sheshin kryesor të Pragës, më 23 nëntor të vitit 1989.

Havel ka vdekur në vitin 2011, në moshën 75 vjeçare.

XS
SM
MD
LG