Ndërlidhjet

Paralajmërohen protesta kundër presidentit çek


Presidenti çek, Milos Zeman
Presidenti çek, Milos Zeman

Në Pragë, disa persona kanë paralajmëruar protesta kundër presidentit çek, Milos Zeman, në ditën kur shënohet 25 vjetori i rënies së komunizmit në këtë vend.

Presidenti çek, ka zemëruar shumë persona, lidhur me kritikat e tij ndaj Perëndimit që ka sanksionuar Rusinë, si dhe për pikëpamjet e tij gjenerale pro-ruse.

Një paralajmërim i tillë vjen sot, më 17 nëntor kur Republika e Çekisë, shënon 25 vjetorin e rënies së komunizmit, i njohur si ‘Revolucioni i Kadifenjtë’.

Më 17 nëntor 1989, një protestë studentore në Pragë, e cila u shpërnda me dhunë nga policia, shkaktojë rënien e komunizmit në atë që atëherë ishte Çekosllovaki.

Në kuadër të festimeve, Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, do të shkojë në Uashington, ku do të zbulojë një bust në Kongresin amerikan të Vaclav Havel, ish-disidenti dhe presidenti çek, që udhëhoqi protestat kundër sundimit komunist.

Havel ka vdekur në vitin 2011, në moshën 75 vjeçare. Ai njihet si ‘simbol i epokës së re të shtetit çek’.

Ndryshe nga Republika Çeke, ky përvjetor nuk është festë zyrtare në Slovaki, ndonëse edhe atje janë paralajmëruar festime.

XS
SM
MD
LG