Ndërlidhjet

Kiev, nëntë të vrarë gjatë 24 orëve të fundit


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të sigurisë në Kiev, kanë lajmëruar se gjashtë ushtarë dhe tre policë ukrainas, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, në lindje të Ukrainës.

Tre policët janë vrarë nga një sulm me granatë, derisa po patrullonin pranë Makarove në rajonin e Luhanskut, me ç’rast edhe pesë policë të tjerë janë plagosur. Kurse ushtarët janë vrarë në rajonin Donbas.

Ky njoftim vjen, pasi që zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës kanë paralajmëruar një takim në Bruksel, më 17 nëntor, ku do të flitet për krizën në Ukrainë.

Ndryshe, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të përfshihet në ‘luftë të plotë’, me trupat ruse.

‘Ne jemi të përgatitur për të hyrë në luftë të plotë....nuk duam luftë, duam paqe dhe po luftojmë për vlera Evropiane. Por, Rusia nuk po respekton asnjë marrëveshje”, ka thënë Poroshenko, në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane 'Bild'.

Konflikti nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 4000 persona, po vazhdon në lindje të Ukrainës, përkundër arritjes së marrëveshjes për armëpushim, më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG