Ndërlidhjet

UEFA, heton trazirat në ndeshjen Itali-Kroaci


Ilustrim
Ilustrim

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), do të hetojë trazirat e shpërthyera gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 ndërmjet Italisë dhe Kroacisë.

Ndeshja në Milano më 16 nëntor u ndërpre dy herë, kohën kur policët mundoheshin që të qetësonin situatën, ndërkohë që lojtarët janë mbajtur jashtë fushës për 10 minuta.

Në pjesën e parë të ndeshjes, tifozët kroat kanë hedhur fishekzjarre në fushë, kur ekipi i tyre ka shënuar golë.

Ekipeve i’u pamundësua vazhdimi i lojës, e cila u ndërpre pa fitues, me një barazim 1:1.

XS
SM
MD
LG