Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë ndërtesat e qeverisë në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Qindra talibanë kanë sulmuar ndërtesa të qeverisë, përfshirë pikat e kontrollit të sigurisë në rajonin Bala Buluk të Afganistanit, kanë njoftuar zyrtarë afganë.

Mullah Saeed Muhammad, guvernator në këtë vend, ka thënë se militantët kanë filluar me sulme, në mëngjesin e sotëm, më 17 nëntor.

“Përplasje të rënda mes forcave të sigurisë dhe militantëve, janë duke vazhduar”, ka thënë Muhammad, duke paralajmëruar rrezikun që vendi të bie në duar të kryengritësve, nëse forcat qeveritare nuk marrin përkrahje shtesë.

Ai ka shtuar se dy ushtarë dhe 17 talibanë, janë vrarë gjatë këtyre përplasjeve, edhe pse ende nuk mund të konfirmohet numri i saktë.

Nga ana e talibanëve ende nuk ka ndonjë koment.

XS
SM
MD
LG