Ndërlidhjet

Australia – Kina, me marrëveshje për tregti të lirë


Presidenti i Kinës, Xi Jinping
Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Kryeministri australian, Tony Abbott, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike mes Australisë dhe Kinës, për tregti të lirë.

Marrëveshja, të cilën Presidendi kinez, Xi Jinping, do ta nënshkruajë gjatë vizitës së tij në Canberra, do të hapë tregjet kineze për fermerët eksportues australian dhe për sektorin e shërbimeve, ndërsa do të lehtësojë investimet kineze në Australi.

Kina është tashmë partneri kryesor tregtar i Australisë, e cila ka shënuar një qarkullim prej 130 miliard dollarëve, në vitin 2013.

Gjatë një fjalimi në parlamentin e Australisë në Canberra, sot, Xi premtoi se do të thellojë bashkëpunimin e vendit të tij me Australinë dhe, rikonfirmoi gatishmërinë e Kinës për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me fqinjët e saj, nëpërmjet mjeteve diplomatike.

XS
SM
MD
LG