Ndërlidhjet

Korea Veriore dërgon emisar në Rusi, për përmirësim të marrëdhënieve


Choe Ryong Hae

Choe Ryong Hae

Choe Ryong Hae, zyrtarë i lartë i Koresë Veriore, ka udhëtuar sot për në Moskë, ku do të qëndrojë deri më 24 nëntor.

Qëllimi i vizitës është, përmirësimi i marrëdhënieve tregtare dhe politike mes Rusisë dhe Koresë Veriore.

Dërgimin e një emisari në Rusi, e pati lajmëruar ditë më parë, udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

64 vjeçari, Choe Ryong Hae, është anëtar i Presidiumit të Byrosë Politike i Sekretariatit të Partisë së Punëtorëve të Koresë.

Ndryshe, Rusia dhe Korea Veriore mbesin vende të afërta, por jo aq sa kanë qenë gjatë epokës sovjetike.


XS
SM
MD
LG