Ndërlidhjet

logo-print

Sulme të reja në Bagdad, 12 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë irakianë, kanë njoftuar se dy makina me bombë, kanë shpërthyer në zona tregtare të Bagdadit, sot më 17 nëntor, duke vrarë së paku 12 persona dhe plagosur rreth 30-të.

Njëra bombë ka shpërthyer në rrugën kryesore tregtare në Mashtal, lindje të Bagdadit, ndërsa tjetra ka shpërthyer po ashtu në një rrugë tregtare në Amiriyah, perëndim të qytetit, ka njoftuar policia.

Ende nuk është akuzuar askush për sulmin.

Ndonëse qyteti është shënjestër e sulmeve të tilla, prej të cilave vriten me qindra njerëz, për çdo muaj.

Militantët e Shtetit Islamik, kanë marrë përsipër, një numër të madh të sulmeve të tilla në kryeqytet, përfshirë një të një ditë më parë, afër Aeroportit Ndërkombëtarë të Bagdadit.


XS
SM
MD
LG