Ndërlidhjet

logo-print

Iohannis, presidenti i parë rumun me etnitet gjerman


Klaus Iohannis

Klaus Iohannis

Kreu i Partisë Liberale, Klaus Iohannis, ka fituar presidencën rumune, për t’u bërë presidenti i parë me etnitet gjerman.

Iohannis, kryetar për një kohë të gjatë i qytetit Transylvanian, ka marrë 55 përqind të votave, kundrejt garuesit tjetër kryeministrit, Victor Ponta.

Ponta, ka fituar në raundin e parë, por nuk ka arritur që të marrë 51 përqind të votave, duke u detyruar që të shkojë në balotazh me Klaus Iohannis, më 16 nëntor.

Ponta, është kritikuar se nuk ka lejuar që të votojnë rreth 4 milion rumun që jetojnë jashtë vendit.

Ditën e votimit, më 16 nëntor, mijëra rumunë kanë pritur me orë të tëra, jashtë qendrave të votimit nëpër qytete të ndryshme të Evropës Perëndimore, dhe shumë prej tyre nuk janë lejuar që të votojnë, përkundër premtimit të qeverisë që do t’ju mundësojë një gjë të tillë.

Në disa vende, si në Paris dhe Turin, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit rumunë.

Ndryshe, sot më 17 nëntor, në Bukuresht dhe në qytete të tjera të Rumanisë, dhjetëra mijëra qytetarë kanë festuar nëpër rrugë fitoren e Iohannis.

Fituesi Iohannis, ka premtuar sistem të pavarur të drejtësisë dhe kthim të vendit në gjendje ‘normale’.

XS
SM
MD
LG