Ndërlidhjet

Rusia, bashkë me polakët dëbon edhe një diplomat gjerman


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusia ka konfirmuar se nga vendi i tij, ka dëbuar një diplomat gjerman dhe disa polakë.

Në një deklaratë, lëshuar sot më 17 nëntor, nga Ministria e Jashtme ruse, polakët akuzohen se janë marrë me aktivitete që nuk përkojnë me statuset e një diplomati, frazë kjo që zakonisht përdoret kur e akuzon dikë për spiunazh.

Sa i përket diplomatit gjerman, ministria e Jashtme ruse, thotë se ai është dëbuar gjatë vikendit, si përgjigjje ndaj Berlinit, i cili më herët ka dëbuar një diplomat rus.

Ndryshe, edhe Varshava ka dëbuar më herët diplomatë rusë, por nuk janë treguar arsyet.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Bashkimit Evropian, janë tensionuar, për shkak përfshirjës së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës.


XS
SM
MD
LG