Ndërlidhjet

Trupat afgane, vrasin 18 militantë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë afganë, bëjnë të ditur se forcat e vendit, kanë vrarë 18 talibanë, gjatë përleshjeve që filluan të hënën mes tyre.

Shefi i policisë, Abdul Razzaq Yaqoobi, ka thënë se vrasja e 18 militantëve, ka ardhur, pasi që forcat në rajonin Bala Buluk, kanë marrë përforcime.

Sipas ministrisë së Brendshme, një polic është vrarë nga këto përleshje.

Të hënën në mëngjes, zyrtarët afganë, kanë treguar se qindra talibanë kanë filluar të sulmojnë ndërtesat e qeverisë, ndërsa kanë bërë apel për ndihmë, që vendi të mos bie në duar të kryengritësve.



XS
SM
MD
LG