Ndërlidhjet

logo-print

Xhihadistët që “ekzekutuan” Peter Kassigun


Peter Kassig

Peter Kassig

Një shtetas britanik dhe një francez, të cilët kanë shkuar në Siri vitin e kaluar, besohet se janë në mesin e militantëve që janë parë në një video dhe që thonë se kanë ekzekutuar me prerje koke një punëtor amerikan të ndihmës dhe disa ushtarë sirianë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se ka shumë mundësi që njëri nga xhihadiëstët është Maxime Hauchard, 22 vjeç, nga veriu i Francës.

“Videoja po analizohet nga shërbimet tona të inteligjencës”, ka thënë ministri i Brendshëm francez.

Në Britani, Ahmed Muthana, banor nga Kardifi, i ka thënë gazetës “Daily Mail" se djali i tij, Nasser, 20 vjeç, është në mesin e xhihadistëve që janë parë në video.

Kjo video është publikuar të dielën nga militantët e Shtetit Islamik dhe tregon kokën e prerë të shteteasit amerikan, Peter Kassig, dhe të së paku 18 ushtarëve sirianë.

XS
SM
MD
LG