Ndërlidhjet

Afro 36 milionë njerëz jetojnë në skllavëri


Ilustrim

Ilustrim

Afro 36 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë në skllavëri, ndërsa më shumë se gjysma e tyre në pesë shtete: Indi, Kinë, Pakistan, Uzbekistan dhe Rusi.

Kështu ka bërë të ditur organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Walk Free”.

Sipas saj, bëhet fjalë për forma të ndryshme të skllavërisë: trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual, punë e detyruar dhe martesa të detyruara.

Mësohet se në Indi jetojnë 14.3 milionë viktima të skllavërisë, ndërsa pasojnë Kina me 3.2 milionë, Pakistani me 2.1 milionë, Uzbekistani me 1.2 milion dhe Rusia me 1.1 milion.

Më së paku viktima të skllavërisë moderne jetojnë në Islandë dhe Luksemburg, ku janë regjistruar vetëm nga 100 sosh.

XS
SM
MD
LG