Ndërlidhjet

Kartona të kuq dhe ve kundër presidentit çek


Pragë, 17 nëntor 2014.

Pragë, 17 nëntor 2014.

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, në përvjetorin e 25-të të Revolucionit të Kadifenjtë, i cili i ka dhënë fund regjimit komunist.

Protestuesit në Pragë kanë mbajtur karta të kuqe, të ngjashme me ato që përdoren në futboll, si shenjë paralajmërimi për Zemanin, dhe disa nga ta kanë hedhur ve.

Një nga vetë ka goditur aksidentalisht presidentin gjerman.

Shumë në Çeki janë të zemëruar me Zemanin, të cilin e shohin si dashamirës të Rusisë.

Revolucioni i Kadifenjtë ka nisur më 17 nëntor të vitit 1989, kur policia ka sulmuar një protestë të studentëve.

Kanë pasuar më pas protesta në gjithë Çekosllovakinë e atëhershme, të cilat kanë rrëzuar qeverinë komuniste dhe e kanë zëvendësuar atë me një qeveri të re, të udhëhequr nga disidenti Vaclav Havel.

XS
SM
MD
LG