Ndërlidhjet

HRW: Përkeqësohen të drejtat e njeriut në Krime


Hartë që e tregon Krimenë si "pjesë të Rusisë".

Hartë që e tregon Krimenë si "pjesë të Rusisë".

Grupi për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka publikuar një raport për përkeqësimin e situatës në Krime, prejse ky territor ukrainas është aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia, në muajin mars.

“Prejse Rusia ka nisur pushtimin e gadishullit në shkurt të vitit 2014, banorët që kundërshtojnë aksionet e Rusisë, janë frikësuar dhe keqtrajtuar”, thuhet në raport.

Ai vë në duke se autoritetet ruse “kanë dështuar të ndalojnë abuzimet nga grupet paramilitare, të implikuara në shkelje serioze të të drejtave të njeriut”.

Raporti citon hulumtuesen për Evropë dhe Azi Qendrore të HRW-së, Yulia Gorbunova, të ketë thënë se “vëmendja e botës ka qenë e përqendruar në armiqësitë në lindje të Ukrainës, ndërsa abuzimet me të drejtat e njeriut në Krime janë rritur”.

Rusia ka aneksuar ilegalisht Krimenë në muajin mars, pas një referendumi të paligjshëm, të mbajtur menjëherë pasi protestat e dhunshme kanë rrëzuar nga pushteti presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych.

XS
SM
MD
LG