Ndërlidhjet

Thaçi: Blloku e kuptoi se bllokimi është i pakuptimtë


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i inkurajuar që “partitë kryesore politike kosovare më në fund e kanë kuptuar se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të institucioneve të reja, është i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm”.

Komentet e Thaçit në Facebook vijnë pas mospajtimeve që janë shfaqur brenda bllokut pas-zgjedhor, në lidhje me kandidatin për postin e kryeministrit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do Isa Mustafën, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn.

“Unë ndjej keqardhje për kohën e humbur, mirëpo konsideroj se ne si parti politike tani duhet të kemi vullnet politik të themelojmë institucionet e reja kredibile sa më shpejt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja si parti fituese vlerëson se bazë per ndertimin e institucione te reja duhet të jetë rezultati zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

XS
SM
MD
LG