Ndërlidhjet

Kerry: SHBA s’do të frikësohet nga IS-i


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kerry ka thënë se Shteti Islamik mund të rritet në mbarë botën dhe se SHBA-ja duhet të mbetet thellë e angazhuar në Lindjen e Mesme.

Ai ka thënë se ky grup ka marrë më shumë toka dhe burime sesa Al Kaida “në ditët e saj më të mira”.

Kerry i ka bërë këto komente në Uashington, pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar vdekjen e punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig.

Militantët e Shtetit Islamik kanë lëshuar një video, në të cilën thonë se i kanë prerë kokën atij.

XS
SM
MD
LG