Ndërlidhjet

Gjeorgjia “mbetet e përkushtuar” drejt BE-së


Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili.
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, ka thënë se rruga e vendit të tij drejt integrimit me Evropën është e pakthyeshme.

Ai ka takuar të hënën në Bruksel zyrtarët të BE-së dhe të NATO-s.

Këtë muaj, Garibashvili ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Irakly Alasania, i cili ka dënuar arrestimet e disa zyrtarëve ushtarakë, duke i cilësuar si “sulm mbi zgjedhjen euro-atlantike të Gjeorgjisë”.

Shkarkimi i tij ka shkaktuar edhe dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Gjeorgjisë.

Në Bruksel, Garibashvili ka thënë se do që të përdorë “fuqinë transformuese të procesit të integrimit evropian” për ta bërë vendin e tij një histori të suksesshme rajonale.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka thënë atij se Gjeorgjia duhet të forcojë sundimin e ligjit.

Gjeorgjia dhe BE-ja kanë nënshkruar një marrëveshje për tregti dhe bashkëpunim në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG