Ndërlidhjet

“Boshllëqe serioze” në bisedimet me Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara ka thënë se mbeten “boshllëqe serioze” në bisedimet bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Ky zyrtar ka thënë se nuk është e qartë nëse dallimet do të zhduken para 24 nëntorit.

Fuqitë perëndimore dhe Irani kanë vënë këtë datë si afat për arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës, Republika Islamike duhet të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

“Ne kemi vazhduar të bëjmë progres në këto negociata, por vazhdon të ketë boshllëqe. Nuk e dimë ende nëse do të mund t’i mbyllim ato”, ka thënë zyrtari amerikan.

Ai po ashtu ka thënë se zgjatja e afatit për arritjen e marrëveshjes nuk është diskutuar ende.

XS
SM
MD
LG