Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në një sinagogë në Izrael


Ilustrim
Ilustrim

Dy persona të armatosur me sëpata dhe thika kanë kryer një sulm në një sinagogë të Jerusalemit.

Policia izraelite ka thënë se sulmuesit kanë vrarë katër besimtarë dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, para se janë qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se sulmuesit duket se janë palestinezë nga Jerusalemi lindor.

Dhuna në Izrael dhe në territoret palestineze është rritur dukshëm javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG