Ndërlidhjet

Lavrov: Kievi po ngufat lindjen e Ukrainës


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia ka akuzuar Kievin se përpiqet “të ngufasë” territoret e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës, duke mbyllur të gjitha institucionet shtetërore atje.

“Kievi po ngufat në mënyrë socio-ekonomike pjesën juglindore të Ukrainës dhe kërcënon të ringjallë përpjekjet për zgjidhjen me forcë të konfliktit”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai ka përsëritur thirrjet e Moskës për Qeverinë e Ukrainës, që të zhvillojë bisedime me separatistët pro-rusë, të cilët kanë marrë nën kontroll pjesë të provincave Donjeck dhe Luhansk.

Lavrov i ka bërë këto komente gjatë një takimi me homologun bjellorus në Minsk.

XS
SM
MD
LG