Ndërlidhjet

logo-print

Rusët vrasin 4 militantë në Çeçeni


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ruse thonë se katër militantë të dyshuar janë vrarë dhe dy policë janë plagosur gjatë një beteje me armë në republikën ruse të Çeçenisë.

Mësohet se të shtënat kanë ndodhur pasi policia ka rrethuar personat e armatosur pranë fshatit Sernovodskaja.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe militantëve në Çeçeni vazhdojnë për më shumë se një dekadë.

Rusia ka dëbuar qeverinë separatiste të Çeçenisë në luftën e dytë post-sovjetike.

Luftërat kanë prodhuar një kryengritje islamike, e cila është përhapur nga Çeçenia në republikat e tjera, kryesisht myslimane, të Kaukazit Verior.

XS
SM
MD
LG